english | português | pусский

Karavani i artit dhe aktivizmit i EYFA (European Youth For Action)

Karavani i Artit dhe Aktivizmit (AA) kërkon të promovojë përdorimin e artit si një mjet për ndryshim social. Karavani AA nis në Greqi. Do të udhëtojë përmes Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Hungari. Do të përfundojë në Sllovaki në mbledhjen e Ecotopia.

Karavani AA përbëhet nga artistë nga pjesë të ndryshme të Evropës, që janë të përfshirë në fusha të ndryshme të artit aktivist. Ata do të mbajnë workshope për video, ritme të rezistencës, krijimin e kostumeve dhe teatër në rrugë. Kurset zgjasin nga një deri në katër ditë, duke u mbyllur më një produkt të aktivizmit kreativ në fund të javës.

Ftojmë të rinj, aktivistë socialë dhe mjedisorë, studentë arti dhe cdokush që mund të jetë i interesuar të kalojë kohë në mënyrë kreative me ne. Bashkë, duam të flasim për mënyrat se si të vëmë artin dhe aktivizmin në praktikë.

Kurset do të mbahen në Tiranë nga 18-23 qershor.

Regjistrohu në kurse!

Për informacion rreth kohës dhe vendit si dhe përmbajtjes së kurseve, kontaktoni:

Borana Lushaj
00355 4 223 661
boranalushaj@mjaft.org

ArT AkTiviSt?

E nxjerr artin nga galeritë, muzetë dhe teatrot në vende publike duke ndërvepruar me spektatorë në rrugë.
* Motivon spektatorët të dyshojnë dhe sfidojnë status-quo
* Mbështet idenë që cdokush është artist.
* Krijon hapësira publike, duke e bërë artin të hapur, të kuptueshëm dhe të prekshëm për këdo.
* Celebron dhe promovon kreativitetin dhe idealizmin, duke ngritur vëmendjen ndaj cështjeve sociale dhe mjedisore në mënyra krijuese, duke formuluar kritika dhe zbuluar alternativa
* Nuk është për qëllime komerciale apo tërësisht estetike
* Është një mjet komunikimi që merr forma të ndryshme, filma, instalime, skulpturë, pikturë, murale, teatër rrugësh, poezi, vizatime, fotografi.
* Nuk është vetëm një vepër artistike por një proces i vazhdueshëm që nis me krijimin e tij dhe vazhdon me të jetuarit e reagimit të provokon.
* Është një mënyrë për të integruar, përfshirë dhe frymëzuar njerëzit!

European Youth For Action (EYFA):
EYFA është një rrjet aktivistësh rinorë. Nëpërmjet fushatës AA, ne duam ta bëjmë aktivizmin kreativ dhe artik aktiv si dhe të mbështesim përpjekjet për ndryshime mjedisore dhe sociale, duke përfshirë shoqërinë dhe duke ndarë njohuritë, idetë dhe mjetet.

PëRfshIhU!
Për informacion të mëtejshëm: www.eyfa.org
ActivistArtCaravan: coen@eyfa.org, belit@eyfa.org

-..-----...........-------->8------.---............----------...-..---
2009 EYFA – running on ez Publish, design by Dunja, hosting + CMS hacking by Meinhard BennDisclaimer -...------. -. --. .. .